Formacionet: Inter – Liverpool

16 shkurt 2022 | 12:52

Kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube, Champions League vazhdon sërish sonte me dy super përballje të tjera, ku padyshim spikat ajo mes Interit dhe Liverpoolit.

Në “Guiseppe Meazza” do të luhet ndeshje e para e raundit të 1/16, ku padyshim që vendasit do të tejtojnë të japin maksimunin për të marrë një fitore edhe kundërshtari është në një tjetër nivel momentalisht.

Interi do të jetë më 3 mungesa të rëndësishme, ku më shumë rëndon ajo e Barella, por edhe ato të Correas dhe Gosens.

Vendin e Barella pritet të marrë Arturo Vidal, i cili do ta plotësojë repartin e mesfushës me Brozovic dhe Calhanoglu, ndërsa dyshja e sulmit do të jetë Dzeko – Martinez.

Në  krahunt tjetër Klopp pritet të hedhë në fushë nga minuta e para blerjen e janarit, Luis Diaz, i cili do të jetë në sulm me Salah dhe Jota.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sasia e prodhimeve të Serbisë në tregun e Kosovës ka…