Formacionet: Inter – Milan
19 prill 2022
| 11:40
Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë mes Inter dhe Milan luhet sonte.
Qyteti i Milanos do të jetë i mbushur me spektakël sonte, kur me fillim nga ora 21:00 luhet ndeshja mes Inter dhe Milan.
Të dyja skuadrat kërkojnë finalen për të mbetur në garë për dy trofe këtë edicion, pasi të njëjtat janë në garë të ngushtë edhe për titullin e kampionit në Serie A.
Anash lëndimeve dhe mungesave, Inter pritet të startojë me një 3-5-2, kurse Milan me 4-2-3-1.
Formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Handanoviq; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozoviq, Calhanogli, Perisiq; Dzeko, Lautaro.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez,Tomori, Kalulu, Calabria; Tonali, Bennacer; Messias, Kessie, Leao; Giroud.