Formacionet: Juventus – Chelsea

29 shtator 2021 | 16:09

Kampionia në fuqi e Ligës së Kampionëve, Chelsea, do të kërkojë sonte (e mërkurë) të harrojë humbjen e fundjavës në Premierë Ligë nga Manchester City dhe të marrë rezultat pozitiv ndaj Juventusit në Torino.

Në anën tjetër, “Zonja e Vjetër” synim ka fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Juventusi pati një start jashtëzakonisht të keq në Serinë A me Massimiliano Allegri, por tash është rikthyer dhe pozicionohet në vendin e dhjetë me 8 pikë, dhjetë pikë më pak se skuadra kryesuese, Napoli.

Në anën tjetër, Chelsea, edhe përkundër humbjes në fundjavë, ka pasur një start të mirë në elitën e futbollit anglez dhe renditet në pozitën e tretë me një pikë më pak se skuadra kryesuese, Liverpool. Juventusi në këtë ndeshje do të jetë pa dyshen Dybala – Morata, kurse Chelsea do të jetë pa Reece James dhe N’Golo Kante.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Perin; Danilo, Chiellini, Bonucci, Sandro; Bentancur, Locatelli, Ramsey; Chiesa, Kean, Kulusevski.

Chelsea: Mendy; Christensen, T. Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kovaqiq, Jorginho, Alonso; Havertz, Lukaku, Werner.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO, Mimi Kodheli, ka folur…