Formacionet: Kroaci – Skoci

22 qershor 2021 | 14:18

Sot nga ora 21:00 përballen Kroacia dhe Skocia në kuadër të Grupit D. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Hampden Park” në Glasgou.

Kroatët nuk kanë asnjë mungesë, kurse skocezë do ta kenë mesfushorin që ndeshjen e kaluar kundër Anglisë u shpall lojtari i ndeshjes, Billy Gilmour që u infektua me COVID-19. Kroacia nuk e ka mposhtur Skocinë në pesë takimet e tyre të mëparshme, tre barazime dhe dy humbje.

Asnjë nga pesë ndeshjet midis Kroacisë dhe Skocisë nuk ka prodhuar më shumë se dy gola. Skocia nuk ka arritur të shënojë në pesë nga tetë ndeshjet e tyre të fundit në turne të mëdha , duke dështuar të gjejë rrjetën me të gjitha 30 goditjet në portë në EURO 2020 deri më tani, raporton Goal.

Kroacia ka fituar vetëm dy nga 11 ndeshjet e fundit ndërkombëtare në të gjitha garat, tre barazime dhe gjashtë humbje dhe është pa fitore në katër përballjet e fundit me dy barazime dhe dy humbje. Ivan Perisiq i Kroacisë ka shënuar tetë gola në turne të mëdha EURO + Kupa e Botës, me golin e tij kundër Republikës Çeke e kanë bërë atë lojtarin e parë që shënon në katër turne të ndryshme të mëdha për Kroacinë. Në të vërtetë, vetëm Davor Šuker ka më shumë gola në turne të mëdha për Kroacinë (9).

Formacionet e mundshme:

Kroacia (4-3-3): Livakovic; Vrsaljko, Vida, Caleta-Car, Gvardiol; Modric, Brozovic, Kovacic; Kramaric, Rebic, Perisic.

Skocia (3-5-2): Marshall; McTominay, Hanley, Tierney; O’Donnell, McGinn, Armstrong, McGregor, Robertson; Dykes, Adams.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia nuk ka…