Formacionet: Lazio – Bayern

23 shkurt 2021 | 12:24

Sonte takohen në “Olimpico”, Lazio dhe Bayern Munchen.

Skuadra italiane, ku aktivizohet Vedat Muriqi, përfundoi e dyta pas Borussia Dortmundit në Grupin F për t’u kualifikuar në fazat e eliminimit direkt për herë të parë që nga viti 2000, kurse kampioni në fuqi i Evropës dhe Botës, Bayern Munchen, u kualifikua i parë nga Grupi A.

lazio do të jetë pa Luiz Felipe, Stefan Radu, Thomas Strakosha dhe Silvio Proto. Në klubin gjerman mungojnë Corentin Tolisso, Serge Gnabry, Douglas Costa, Alexander Nubel dhe Tanguy Nianzou nuk do të udhëtojnë për shkak të lëndimit.

Formacionet e mundshme:

Lazio: Reina; Patric, Acerbi, Musacchio; Lazzari, Milinkovic-Saviç, Lucas, Alberto, Marusiç; Correa, Immobile.
Bayern Munchen: Neuer; Sule, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka, Martinez; Sane, Lewandowski, Coman.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Penale në Maqedoninë e Veriut ka dhënë vendimin për…