Formacionet: Milan – Chelsea
Milani dhe Chelsea do të zhvillojnë përballjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që parë përfundoi 3-0 për skuadrën londineze, ndërsa sonte nga ora 21:00 në stadiumin “San Siro” pritet të mësohet se kush e fiton takimin e dytë.
Për këtë duel, Rossonerët do të jenë pa Mike Maignan, Alessandro Florenzin, Zlatan Ibrahimovicin, Junior Messias, Simon Kjaer, Davide Kalabria dhe Alexis Saelemaekers, që janë të lënduar.
Chelsea në anën tjetër nuk mund të llogarisë në Wesley Fofanan dhe N’Golo Kanten, që po ashtu janë të lënduar, ndërsa në dyshime është Hakim Ziyech.
Formacionet e mundshme:
Milan: Tatarusanu, Hernandez, Tomori, Kalulu, Dest, Tonali, Bennacer, Leao, Diaz, Krunic, Giroud.
Chelsea: Arrizabalaga, Chalobah, Silva, Koulibaly, Chilwell, Kovacic, Loftus-Cheek, James, Streling, Mount, Aubameyang.