Formacionet: Milan – Liverpool

17 shtator 2024 | 13:00

Milani do të ketë sytë nga Alvaro Morata, Rafael Leao dhe Christian Pulisic në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Liverpool-it të Federico Chiesa në “San Siro” që zhvillohet sonte nga ora 21:00.

Kuqezinjtë duhet të përballen pa të dëmtuarit Marco Sportiello, Alessandro Florenzi, Ismael Bennacer dhe Malick Thiaë, ndërsa Luka Jovic nuk është përfshirë në listën e tyre të UEFA-s.

Davide Calabria i është rikthyer stërvitjeve në grup dhe pritet të startojë si mbrojtës i djathtë në vend të Emerson Royal, përcjellë KosovaPress.

Fikayo Tomori dhe Morata pushuan në fitoren 4-0 të së shtunës ndaj Venezias në Serie A, por pritet të startojnë kundër Reds. Reprezentuesi spanjoll ka bërë dy paraqitje si zëvendësues që kur u bashkua me kuqezinjtë verën e kaluar dhe do të startojë për herë të parë sonte.

Nga ana tjrtër, italiani Chiesa është në dispozicion për Liverpoolin dhe është thirrur për herë të parë. Megjithatë, ish- ylli i Fiorentinës dhe Juventusit pritet të startojë në stol dhe mund të bëjë debutimin e tij zyrtar me gjigantët e Premier League si zëvendësues.

Formacionet e mundshme:

Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Tomori, Pavlovic, Theo Hernandez; Fofana, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Morata

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, van Dijk, Robertson; MacAllister, Gravenberch; Salah, Szoboszlai, Luis Diaz; Diogo Jota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milot Rashica ka qenë fantastik këtë javë me fanellën e…