
Formacionet: PSG – Barcelona
Paris Saint-Germain dhe Barcelona do të zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.
Ndeshjen e parë e kishte fituar skuadra franceze si mysafire me rezultatin 1-4 dhe sonte shihet më favorite për të kaluar në çerekfinale.
Në anën tjetër, mbetet të shihet nëse katalunasit do të mund të përsërisin përmbysjen e famshme të para katër viteve.
As sonte nuk do të mund të shohim një përballje mes Lionel Messit dhe Neymarit, pasi ky i fundit mungon shkaku i lëndimit.
Përveç sulmuesit brazilian, te kampioni në fuqi francez mungojnë edhe Juan Bernat e Moise Kean. Në anën tjetër, te Barcelona mungojnë Ansu Fati, Gerard Piqu, Philippe Coutinho dhe Sergi Roberto.
Ndryshe, ndeshja mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës zhvillohet nga ora 21:00 në “Parc des Princes”.
Formacionet e mundshme:
PSG: Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Gueye, Paredes; Di Maria, Verratti, Mbappe; Icardi.
Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Lenglet, Umtiti; Dest, De Jong, Busquets, Alba; Pedri; Messi, Griezmann.