Formacionet: Real – Arsenal dhe Inter – Bayern 

16 prill 2025 | 13:40

Sot (e mërkurë) do të luhen dy ndeshjet e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mes Real Madrid-Arsenal dhe Inter-Bayern Munchen.

Mbrëmja e sotme do të jetë e zjarrtë, pasi do të mësohen emrat e dy ekipeve tjera gjysmëfinaliste, pas Barcelonës dhe Paris Saint-Germain. Përplasi kokën dhe doli nga fusha me barelë, dalin rezultatet e testeve mjekësore të portierit të Milanit

Real Madridi do të tentojë të bëjë befasinë me rikthim të madh ndaj Arsenalit, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë në “Emirates”. Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime të vogla nga ndeshja e parë, duke iu dhënë mundësi nga minuta e parë lojtarëve si Lucas Vazquez, Fran Garcia dhe Aurelien Tchouameni, ndërsa Mikel Arteta pritet të luajë me 11-shen e njësoj si në ndeshjen e parë.

Në ndeshjen tjetër, Interi do të provojë të ruajë rezultatin nga ndeshja e parë e fituar 2-1 në Mynih për të konfirmuar vendin në gjysmëfinale.

Trajneri Simone Inzaghi pritet ta bëjë vetëm një ndryshim nga ndeshja e parë, ku Federico Dimarco do të marrë vendin e Carlos Agustos, teksa Vincent Kompany do të ndryshojë Raphael Guerreiron me Thomas Mullerin.

Formacionet e mundshme: Real Madrid-Arsenal

Real Madrid: Courtois; Vazquez, Asencio, Rudiger, Fran Garcia; Valverde, Tchouameni, Bellingham; Rodrygo, Mbappe, Vinicius Jr.

Arsenal: Raya; Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly; Rice, Partey, Odegaard; Saka, Merino, Martinelli.

Formacionet e mundshme Inter-Bayern

Inter: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; L.Martinez, Thuram.

Bayern: Urbig; Laimer, Dier, Kim, Stanisiq; Kimmich, Goretzka; Olise, Muller, Sane; Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Trajnerëve në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të…