Formacionet: Real – Atalanta

16 mars 2021 | 13:41

Real Madrid e pret sonte Atalantan në ndeshjen kthyese për 1/16 e finales së Ligës të Kampionëve.

“Los Blancos” fituan me rezultat minimal 0-1 në Itali dhe synojnë të dalin me rezultat pozitiv që të kualifikohen në raundin tjetër. Sidoqoftë, Reali do këtë mjaftë mungesa, ngase yjet si Eden Hazard, Dani Carvajal, Mariano Diaz dhe Alvaro Odriozola janë të lënduar, derisa Casemiro është i suspenduar.

Atalanta do jetë pa Remo Freuler që ishte ndëshkuar me të kuq në ndeshjen e parë dhe lajmi i mirë është rikthimi i Berat Gjimshitit. Ndeshja zhvillohet në “Alfredo di Stefano” dhe nis në ora 21:00.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (3-5-2): Courtois; Varane, Ramos, Nacho; Vazquez, Modric, Valverde, Kroos, Mendy; Rodrygo, Benzema.

Atalanta (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, de Roon, Pasalic, Gosens; Ilicic, Pessina; Muriel.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për…