Formacionet: Real – PSG

09 mars 2022 | 13:04

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain do të ndeshen mes vete në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” janë nikoqir të klubit parisien në super-ndeshjen e mbrëmjes së sotme, e cila do të tregojë ekipin që do të kalojë tutje në çerekfinale.

Me Casemiron e pezulluar, rikthimi i Toni Kroos në stërvitje është një nxitje për Real Madridin. Eduardo Camavinga mund të paraqitet titullar, por Carlo Ancelotti mund të zgjedhë të përdorë Federico Valverde si spirancë në mesfushë.

Ferland Mendy është pezulluar pas kartonit të verdhë në Paris, me Marcelon dhe Nacho si dy opsione për të zëvendësuar atë në krahun e majtë. Sergio Ramos është jashtë sërish ndaj ish-klubit të tij, ndërsa Ander Herrera nuk do pritet të luajë.

Leandro Paredes humbi ndeshjen ndaj Nice në fundjavë për shkak të dëmtimit dhe do të vlerësohet, ashtu si edhe Kylian Mbappe, i cili pësoi një lëndim në kyçin e këmbës në stërvitje.

Idrissa Gueye, i cili shkeli këmbën e Mbappes në stërvitje, është një mundësi për të zëvendësuar Paredes në mesfushë nëse argjentinasi nuk është mjaftueshëm i aftë për të startuar, ndërsa Georginio Wijnaldum është gjithashtu një opsion, megjithëse pas një paraqitjeje tjetër zhgënjyese, holandezi nuk ka gjasa të fillojë.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Nacho; Modriq, Valverde, Kroos; Asensio, Benzema, Viniciur Jr.

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Pereira, Paredes, Verratti; Neymar, Messi, Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria ukrainase do të ndalojë eksportet e mallrave kryesore bujqësore,…