Formacionet: Uells – Danimarkë

26 qershor 2021 | 17:13

Magjia e Kampionatit Evropian rikthehet sot me fillim nga ora 18:00, teksa gjithçka është gati për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Kampionatin Evropian.

Uellsi dhe Danimarka do të masin forcat me njëra tjetrën për ta siguruar një vend në çerekfinalen e Euro 2020.

Të dyja këto ekipe përfunduan në pozitat e dyta në grupet përkatëse, Uellsi me katër pikë, kurse Danimarka siguroi kualifikimin tutje në ndeshjen e fundit.

Kujtojmë se fituesi i këtij takimi do të përballet në çerekfinale me fituesin e takimit mes Holandës dhe Çekisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zonën ndërkufitare Kosovë-Shqipëri të Morinës, organizuar nga organizata vullnetare…