Formacionet: Villarreal – Bayern

06 prill 2022 | 14:41

Bayern Munchen do të jetë mysafir i Villarealit për ndeshjen e parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në “Estadio de la Ceramica”, me “bavarezët” që shihen si favorit në letër.

Për këtë ndeshjes, Villareali do të jetë pa Alberto Morenon e lënduar, ndërsa në dyshime janë Samuel Chukwueze dhe Boulaye Dia.

Në anën tjetër, kampioni i Bundesligës ka dyshime në Eric Choupo-Moring dhe Corentin Tolisso, ndërsa Alphonso Davies vazhdon rikuperimin e ngadaltë të problemeve me zemër.

Formacionet e mundshme:

Villarreal: Rulli, Foyth, Albiol, Torres, Pedraza, Danjuma, Parejo, Capoue, Pino, Celso, Moreno.

Bayern Munchen: Neuer, Hernandez, Upamecano, Sule, Pavard, Goretzka, Kimmich, Coman, Muller, Sane, Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hasbulla Magomedov është një fenomen në rrjetet sociale dhe i…