Formacionet zyrtare: Argjentina – Kroacia
13 dhjetor 2022
| 19:27
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës do të luhet sonte në mbrëmje, ku spektakli është i garantuar në duelin mes Argjentinës dhe Kroacisë. Dalic dhe Scaloni kanë stiluar dhe 11-shet me të cilat do të zbresin në fushën e lojës.
Argjentina ka bërë disa ndryshime, duke kaluar tashmë në skemën 4-4-2. Paredes ka fituar një vend në mesfushë duke lënë në stol Di Marian, që ishte parashikuar të luante nga fillimi. Në sulm do të jetë dyshja e frikshme, Alvarez-Messi.
Në krahun tjetër Dalic përgjigjet me një formacion më sulmues, me vendosjen 4-1-2-3. Brozovic do vendoset para mbrojtjes, ndërkohë që Kovacic dhe Modric do të jenë pak më të avancuar. Në sulm është trinomi Pasalic, Perisic, që do të mbështesin Kramaric.