Formacionet zyrtare: Austri – Turqi

02 korrik 2024 | 20:27

Nuk janë mes favoritëve absolut, por janë padyshim në garë për të fituar Euro 2024.

Pas përfundimit të fazës së grupeve, “Aristokratët” e Austrisë do të zbresin pasditen e kësaj të hëne, në fushën e “Red Bull Arena”, të Lajpcigut, për të sfiduar përfaqësuesen e Turqisë, në sfidën e fundit të vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit.

Sa i përket formacioneve tekniku Ralf Rangnick i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Pentz, ndërsa në mbrojtje, nga krahu i majtë në të djathin, Mwene, Lienhart, Danso e Posch. Para mbrojtjes janë vendosur Seiwald e Sabitzer, ndërsa Schmid, Baumgartner e Laimer janë vendosur pas “bomberit” të Inter, Marko Arnautovic.

Në krahun tjetër, tekniku Vincenzo Montella i ka pozicionuar turqit e tij në fushë, po me të njëjtën formulën, atë 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Gunok. Në krahët e mbrojtjes janë Muldur e Kadioglu, me qendrën që mbulohet nga Bardakci e Medih Demiral.

Më të tërhequr në mesfushë janë Ayhan e Yuksek, ndërsa Guler, Kokcu e Kenan Yildiz, qëndrojnë pas sulmuesit Baris Alper Yilmaz.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Holanda është kualifikuar për në çerekfinalen e Europianit, pas triumfit…