
Formacionet zyrtare: Ballkani – Slavia Prague
27 tetor 2022
| 20:21
Kampioni i Kosovës, Ballkani, sonte do ta pres në “Fadil Vokrri” Slavinë e Pragës në kuadër të Conference League, ku tashmë janë bërë zyrtare edhe formacionet e të dy ekipeve.
“Xhebraliat” që gjenden në pozitën e katërt në grup me katër pikë, aq sa ka edhe Slavia, do të kërkojnë fitoren e dytë në katër pesë ndeshje.
Ballkanit i duhet vetëm fitorja në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim tutje, pasi në ndeshjen e radhës do të ndeshet me CFR Cluj që ka shtatë pikë dhe gjendet në vendin e dytë.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Frasheri, Potoku, Emerllahu, Jashanica, Thaqi, Zyba, Kuc, Dellova, Krasniqi, Rrahmani dhe Korencia.
Slavia Praga: Kolar, Jurasek, Ousou, Kacharaba, Masopust, Tiehi, Dorley, Olayinka, Lingr, Doudera dhe Sor.