Formacionet zyrtare: Chelsea – Dortmund
Pas rreth 1 orë në mitikun londinez “Stamford Bridge”, Chelsea do të presë “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, me përballjen e parë që ka përfunduar me rezultatin 1 me 0, në favor të gjermanëve.
Për këtë përballje decisive në ecurinë e karrierës së tij, tekniku anglez Graham Potter ka përzgjedhur formulën 3-4-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar spanjolli Kepa Arrizabalaga. Në mbrojtje janë vendosur Fofana, Koulibaly dhe Cucurella, ndërsa mesfusha plotësohet nga Reece James, Kovacic, Enzo Fernandez dhe Chillwell. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit i është besuar treshes Sterling, Kai Havertz dhe Joao Felix.
Në krahun tjetër, tekniku Edin Terzic ka vendosur t’i bëjë ballë “furisë” londineze me formacionin disi defensiv 4-1-4-1. Në portë ndryshe nga herën e parë është vendosur Alexander Meyer. Në mbrojtje Guerreiro, Schlotterbeck, Sule dhe Wolf. Para tyre më i tërhequr në mesfushë esht vendosur Emre Can, ndërsa më të avancuar janë pozicionuar Marco Reus, Ozcan, Jude Bellingham dhe Julian Brandt, me majën e sulmit që i është besuar “bomberit” nga Bregu i Fildishtë, Sebastien Haller.