Formacionet zyrtare: Gjeorgji – Shqipëri

14 tetor 2024 | 17:03

Shqipëria luan sot në orën 18:00 përballë Gjeorgjisë, ndeshje që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve.

Të dyja ekipet vijnë pas humbjeve në sfidat e fundit, tri ditë më parë. 

Janë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku Sylvinho ka befasuar në këtë sfidë pasi vjen me tre ndryshime nga ndeshja e fundit në Çeki.  

Mbrojtja është reparti më i prekur ku trajneri brazilian ka vendosur të ulë në stol Elseid Hysajn dhe Marash Kumbullën, ndërsa në vend të tyre luajnë Ivan Balliu dhe Arlind Ajeti.  

Në sulm debuton për herë të parë Indrit Tuci, me 24-vjeçarin që ka marrë vendin e Mirlind Dakut.  

Kapiten për këtë takim te kuqezinjtë është Ardian Ismajli. 

Formacionet: 

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Kvaratskhelia, Zivzivadze, Davitashvili, Chakavetadze, Lochoshvili, Kiteishvili, Mikautadze. 

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Mitaj, Ajeti, Ismajli, Asllani, Ramadani, Asani, Bajrami, Laçi, Tuci. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda një ditë para ndeshjes ndaj…