Formacionet zyrtare: Itali – Angli

11 korrik 2021 | 20:10

Më në fund erdhi momenti i shumëpritur. Pas pak minutash do të ndjekim finalen e Evropianit mes Italisë dhe Anglisë. Southgate dhe Mancini kanë zbuluar formacionet zyrtare të duelit që do të luhet në “Wembley”.

“Tre Luanët” do të zbresin në fushë me vendosjen 3-4-3, por me pritje drejt 3-5-2. Pickford do të jetë në portë, Walker, Stones dhe Maguier do të vendosen në mbrojtje.

Në mesfushë Trippier dhe Shaw do të vendosen nga krahët, ndërkohë që Philips dhe Rice formojnë “digën” para mbrojtjes. Mount dhe Sterling do të mbështesin Kane.

Italia në krahun tjetër kundërpërgjigjet me vendosjen e zakonshme 4-3-3. Di Lorenzo dhe Emerson do vendosen në krahë, ndërkohë që Bonucci dhe Chiellini në mbrojtje. Barella, Jorginho dhe Verrati konfirmohen në mesfushë. Në sulm nuk ka asnjë risi, pasi Chiesa dhe Insigne mbështesin Immobilen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përkujtoi 26-vjetorin e gjenocidit…