Formacionet zyrtare: Kosovë-Jordani
10 nëntor 2021
| 17:35
Kanë mbetur edhe më pak se një orë deri në fillimin e lojës miqësore Kosova-Jordania e cila do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri.
Trajneri i Kombëtares së Kosovës Primoz Gliha, tashmë e ka bërë të ditur 11-shen startuese të futbollistëve.
Muriq, Kryeziu, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Shala, V. Berisha, Fazliji, Rashica, Muriqi, Alimi.
Kjo është ndeshja e parë pa Bernard Challandesin, si trajner i Kombëtares së Kosovës i cili para disa javësh u shkarkua për shkak të rezultateve jo të mira.