Formacionet zyrtare: Poloni – Austria
Humbën sfidat e parë, në Euro 2024, mirëpo tashmë kanë shansin për të siguruar pikët e para.
Polonia dhe Austria do të përballen, në orën 18:00, në “Olympiastadion” të Berlinit, në sfidën e dytë, të xhiros së dytë të fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit.
Sa i përket formacioneve tekniku Michal Probierz i ka rreshtuar të tijët me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur si zakonisht Szczesny e para tij në mbrojtje Dawidowicz, Kiwior e Bednarek. Në krahët e mesfushës janë Zalewski e Frankowski, me qendrën që mbulohet nga Zielinski, Slisz e Piotrowski, ndërsa në sulm janë vendosur Piatek e Buksa.
Në krahun tjetër, tekniku Ralf Rangnick i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-2-3-1, ku në portë është pozicionuar Pentz. Në krahët e mbrojtjes Posch e Mwene, me qendrën që mbulohet nga Lienhart e Trauner. Në vijën e fundit të mesfushës janë Seiwald e Grillitsch, ndërsa para tyre pozicionohen Laimer, Baumgartner e Sabitzer. Ndërkaq, në majën e sulmit vendoset “bomberi”, Marko Arnautoviq.