Sa i përket formacioneve, tekniku Roberto Martinez i ka rreshtuar “Luzitanët” e tij, me formacionin 4-3-3, ku në portë nuk mungon DIogo Costa. Në krahët e mbrojtjes janë Nuno Mendes e Joao Cancelo, me qendrën që mbulohet nga Ruben Dias e Pepe. Me mesfushë janë vendosur Bruno Fernandes, Joao Plahinha e Bernardo Silva, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Rafael Leao, Cristiano Ronaldo e Bernardo Silva.
Në krahun tjetër, strategu Didier Deschamps ka vendosur të ndërrojë skemë, me nisjen e fazës më të nxehtë të Euro 2024, teksa i ka pozicionuar “Gjelat” me formulën 4-3-1-2, me portën që mbrohet nga Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Jules Kounde e Theo Hernandez, ndërsa në qendër janë Upamecano e Saliba. Para mbrojtjes vendosen N’Golo Kante, Tchouameni e Camavinga, ndërsa mesfusha komplet me Griezmann disi më të avancuar. Ndërkaq, sulmi me dy plotësohet nga Randal Kolo Muani e kapiteni Kylian Mbappe.