
Formacionet zyrtare: PSG – Bayern
14 shkurt 2023
| 20:20
Gara më prestigjioze për klube, Liga e Kampionëve, rikthehet sonte me ndeshjet e para të së tetës së finales.
Një prej ndeshjeve të kësaj nate do të zhvillohet në “Parc des Princes”, mes Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichit.
Ndeshja do të luhet nga ora 21:00, teksa tani janë zbuluar edhe formacionet zyrtare. Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 8 mars, në “Allianz Arena”.