Formacionet zyrtare: Shqipëri – Angli

28 mars 2021 | 16:48

Kanë mbetur edhe një orë e 15 minuta, teksa janë zbuluar dhe formacionet zyrtare të duelit mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Anglisë.

Reja në këtë ndeshje ka surprizuar jo pak me formacionin. Në mbrojtje spikat në krahun e majtë aktivizimi i Memollës. Në mesfushë Laci ka marrë një fanellë titullari, ndërkohë që mund të cilësohet si një bast i rrezikshëm, fakti që do të luajmë me tre sulmues. Uzuni dhe Broja do të jenë në mbështetje të Cikalleshit.

“Tre Luanët” do të zbresin në këtë sfidë me një sulm të frikshëm. Talenti i Chelseat, Mason Mount do të jetë në mbështetje të Sterling dhe Kane. Në mesfushë ka hapësira për Foden, ndërkohë që lajm i mirë mund të quhet lënia në stol e Henderson dhe Lingard.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skitari i Kosovës, Albin Tahiri e ka zënë vendin e…