Formacionet zyrtare: Spanjë-Angli

14 korrik 2024 | 20:02

Pritet padyshim një finale e luftuar dhe plot spektakël.

Në afro 1 orë, “Furitë e Kuqe” spanjolle do të sfidojnë “Tre Luanët” e Anglisë, në finalen e madhe të Euro 2024, ku në prani të 71 mijë të pranishmëve, të “Olympiastadion” në Berling do të luftojnë për trofeun prestigjioz.

Sa i përket formacioneve tekniku Luis de la Fuente ka vendosur t’i rreshtojë “Të Kuqtë” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë do të vendoset si zakonisht Unai Simos. Nga krahët vijnë Cucurella e Dani Carvajal, me qendrën që mbulohet nga Le Normand e Laporte. Para mbrojtjes janë vendosur Fabian Ruiz e Rodri, ndërsa Dani Olmo, Nico Ëilliams e Lamine Yamal janë pozicionohen pas “bomberit”, Alvaro Morata.

Në krahun tjetër, Garreth Southgate i ka rreshtuar “Tre Luanët”, me formacionin 3-4-2-1, ku në portë vendosur Pickford e para tij, Stones, Guehi e Kyle Walker. Në krahët e mesfushës janë Bukayo Saka e Luke Shaë, me qendrën që mbulohet nga Declan Rice e Kobbie Mainoo, ndërsa Jude Bellingham e Phil Foden janë në mbështetje të plotë të kapitenit Harry Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dhënë një këshillë se…