Formacionet zyrtare të Atalantas dhe Marseille, Gjimshiti me shokë synojnë finalen e Ligës së Evropës

09 maj 2024 | 20:37

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Gewiss” do të jetë nikoqir i ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Evropës mes Atalantas dhe Marseille.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Velodrome” të Francës, Marseille barazoi si mysafire 1:1 me Atalantan, raporton KosovaPress.

Rezultati i ndeshjes së parë lë të kuptohet se ndeshja e sotme do të jetë tejet interesante, me dy ekipet që do të luftojnë deri në fund për një vend në finale të kësaj gare.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Atalanta mungojnë Holm, Kolasinac dhe Toloi, kurse te Marseille nuk do të paraqiten Nadir, Rongier dhe Ruiz.

Formacionet zyrtare janë publikuar, dhe ato i gjeni më poshtë.

Atalanta (3-4-3): Musso; Gjimshiti, Hien, De Roon; Ruggeri, Ederson, Koopmeiners, Zappacosta; Lookman, Scamacca, De Ketelaere

Marseille (4-3-3): Lopez; Mbemba, Gigot, Balerdi, Merlin; Clauss, Veretout, Kondogbia; Ndiaye, Aubameyang, Harit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka uruar VMRO-DPMNE-në për…