Formacionet zyrtare: United – Liverpool

01 shtator 2024 | 16:05

Manchester United dhe Liverpool kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për derbin e kësaj xhiroje në Ligën Premier që do të luhet me fillim nga ora 17:00.

‘Djajtë e Kuq’ vijnë në këtë takim pas disfatës së dhimbshme që pësuan në sekondat e fundit ndaj Brightonit, ndërsa Liverpooli tashmë ka dy fitore nga po aq ndeshje ndaj Ipsëich Toën dhe Brentford.

Në këtë takim të dy trajnerët janë futur në fushë me të gjithë ‘artilerinë’ në kërkim të tri pikëve.

Takimi i tyre i fundit në Ligën Premier daton në 7 prill të këtij viti, ku kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Formacionet zyrtare:

Manchester United: Onana, Mazraoui, De Ligt, Martinez, Fernandes, Rashford, Zirkzee, Garnacho, Casemiro, Dalot, Mainoo.

Liverpool: Alisson, Van Dijk, Konate, Diaz, Szoboszlai, Mac Allister, Salah, Jota, Robertson, Gravenberch, Alexander-Arnold.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile…