Formacioni i çuditshëm i javës në Serie A, portieri më i mirë është Giroud
09 tetor 2023
| 16:51
Mbrëmë janë luajtur ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 8-të të Serisë A.
Ndërkohë sot në profilin zyrtar të kampionatit është publikuar dhe formacioni i javës, me 11-shen më të mirë.
Ajo që bie në sy është që sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud është pjesë e formacionit, por në rolin e portierit.
Ai mori vendin e Menjasë, duke bërë një pritje fantastike në minutat shtesë duke i dhënë kështu 3 pikët kuqezinjve të Piolit.
Lukaku gjithashtu është pjesë e 11-shes falë dygolëshit ndaj Caljarit.