Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

21 tetor 2021 | 14:41

Liga e Kampionëve u rikthye këtë javë duke dhuruar një spektakël të vërtetë për sytë e tifozëve.

Në 16 ndeshje, spikatën shumë lojtarë ndërsa UEFA ka bërë publik dhe formacionin më të mirë të javës. Në port është gardiani i skuadrës së Lille, Gërbiç. Skuadra franceze arriti të barazonte 0-0 me Sevillen, në një ndeshje ku Gërbiç shkëlqeu duke ndaluar andaluzianët të gjenin rrugën e golit.

Në mbrojtje, janë zgjedhur dy lojtarë të Barcelonës, Jordi Alba dhe Gerard Pique, ndërsa reparti defensiv plotësohet nda Blind i Ajaxit dhe dhe Coates i Sporting Lisbonës.

Në mesfushë, janë zgjedhur Okafor i Salzburgut dhe Jorginho i Chelseat, ndërsa sulmi plotësohet nga, Sane i Bayernit, Salah i Liverpoolit, Mahrez i Manchester Cityt dhe Vinicius i Realit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga basketbollistët më të dalluar shqiptar është Gerti Shima,…