Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
25 shkurt 2021
| 15:22
Gjatë kësaj jave janë zhvilluar edhe katër ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve për fazën e 16 të finales. Të martën, Chelsea e mposhti me rezultat 1-0 Atletico Madridin, ndërsa Bayerni triumfoi me rezultat të thellë 4-1 ndaj Lazios.
Real Madrid fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Atalantës, e Manchester City vazhdoi formën fantastike duke fituar 2-0.
Ndërsa “WhoScored” ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave: M.Neuer (Bayern), K.Walker (Manchester City), C.Azpilicueta (Chelsea), Nacho (Real Madrid), J. Cancelo (Manchester City), L.Sane (Bayern), B.Silva (Manchester City), T.Kroos (Real Madrid), M.Alonso (Chelsea), J.Correra (Lazio), R.Lewandowski (Bayern).