Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
15 prill 2021
| 12:36
Në mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Liverpool dhe Real Madrid luajtën baras në stadiumin “Anfield” dhe kësisoj “Los Blancos” janë kualifikuar në gjysmëfinale. Porto fitoi kundër Chelseas me rezultat 1-0, mirëpo “Blutë” arritën të kualifikoheshin pasi kishin shënuar dy gola në Portugali.
Manchester City fitoi me rezultat të njëjtë sikurse ndeshja e parë, 2-1, për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4-2. Edhe PSG-ja humbi minimalisht ndaj Bayern Munchen, por për shkak të golave të shënuar si mysafir, u kualifikua tutje.