Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

16 shtator 2021 | 15:45

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të enjten është publikuar formacioni më të mirë, në të cilin nuk mungojnë befasitë dhe emrat e mëdhenj. Porta i besohet Maignan i cili bëri paraqitje mjaft të mirë ndaj Liverpoolit, por pësoi tre gola.

Një tjetër që mund të ishte në vend të tij është Courtois, i cili mbajti portën e Realit të paprekur pavarësisht goditjeve të shumta nga sulmuesit e Interit.

Në sulm padyshim që do ishte sulmuesi i Ajaxit që shënoi “poker” golash, Haller, krah Lewandowskit që shënoi “dopietë” dhe plotësohet me sulmuesin tjetër të Ajaxit, Antony, i cili dhuroi dy asistime pikërisht për Haller.

Formacioni i javës: Maignan; Sandro, Cristiano, Otamendi, Cancelo; Henderson, Bellingham, Nkunku; Antony, Lewandowski, Haller.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qese të verdha plot me placenta kanë mbushur pesë frigoriferë…