Formacioni i Kosovës kundër Jordanisë
10 nëntor 2021
| 11:56
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte (e mërkurë) zhvillon miqësoren ndaj Jordanisë, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Yjet si Elbasan Rashani, Lirim Kastrati, Bersant Celina dhe Zymer Bytyqi nuk do jenë të pranishëm në këtë takim. Duke marrë parasysh se përzgjedhësi i përkohshëm, Pramoz Ghila, ka punuar nën urdhrat e Bernard Challandes, nuk do ishte çudi në rast që preferon të luajë në sistemin 4-2-3-1.
Formacioni i Kosovës: Muriq; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Hadërgjonaj; Dreseviq, Berisha; Rashica, Idrizi, Zhegrova; Muriqi.