Formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë
02 shtator 2021
| 13:28
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte do të vazhdojë me ndeshjet e radhës kualifikuese për “Katar 2022” ndaj Gjeorgjisë. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet nga ora 18:00 do të luhet në “Batumi Stadium”.
Kosova në këtë ndeshje nuk do të këtë Arbër Zenelin e lënduar dhe Milot Rashicën që nuk ka mundur të udhëtojë për shkak se Gjeorgjia është në listën e zezë të Britanisë së Madhe në masat anti-COVID.
Formacioni i Kosovës: (4-2-3-1): Samir Ujkani, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Florent Hadergjonaj, Ibrahim Dreseviq, Besar Halimi, Lirim Kastrati, Valon Berisha, Elbasan Rashani, Vedat Muriqi.
/Epoka e re/