Formacioni i Kupës së Amerikës, mungon Messi
10 korrik 2019
| 14:19
Është publikuar nga “CONMEBOL” formacionin me lojtarët që kanë pasur paraqitjet më të mira gjatë garës në Kupën e Amerikës.
Kombëtarja e Brazilit e fitoi trofeun, pasi e mposhti Perunë në finalen që u zhvillua në stadiumin “Maracana”, me rezultat 3-1. Brazili në ketë formacion prijnë me pesë lojtarë, të ndjekur prej dy lojtarëve të Perusë. Kili, Argjentina, Uruguai dhe Kolumbia, kanë nga një lojtar. Në ketë formacion mungon ylli i Argjentinës, Lionel Messi.
Formacioni i Kupës së Amerikës: Alisson, Alves, Gimenez, Silva, Trauco, Arthur, Paredes, Vidal, James Rodriguez, Everton, Guerrero.