Formacioni i mundshëm i Italisë

11 korrik 2021 | 12:46

Italia do të tentojë të kompletojë rikthimin e saj në ligat e mëdha, duke ngritur trofeun e Euro 2020, në përballje me Anglinë.

Tre vjet pasi kishin humbur në Kupën e Botës 2018, italianët kanë qenë ekipi i spikatur në turneun e kësaj vere.

Ja se si Roberto Mançini mund të drejtoj ekipin e tij.

Në portë:

Gianluigi Donnarumma – Duke pranuar gol prej Spanjës, shanset e Donnarummas për të fituar Dorezën e Artë janë zhdukur. Megjithatë, ai do të përfundojë me një notë të lartë.

Në mbrojtje:

Giovanni Di Lorenzo – Vendimi i Mancinit për të promovuar Di Lorenzon mbi Alessandro Florenzi ka qenë një vendim i jashtëzakonshëm. Njeriu nga Napoli ka qenë kaq i mirë gjatë gjithë verës.

Giorgio Chiellini – Kjo ka të ngjarë të jetë ndeshja e fundit e Chiellinit në Euro, dhe mbase e fundit në një turne të madh, dhe ai do të bëjë gjithçka që duhet për të vënë në duart e tij trofeun.

Leonardo Bonucci – 34 vjeçari mund të ketë akoma pak më shumë për të dhënë, por ai kurrë nuk mund të jetë aq afër për të fituar Euron sa është tani.

Emerson – Lëndimi i Leonardo Spinazzolas është një goditje masive, por Emerson u tregua mjaft i mirë kundër Spanjës. Ai patjetër që i ka shtuar pak më shumë çmimit të tij.

Në mesfushë:

Jorginho – Një kandidat i Topit të Artë surprizë, një fitore këtu do të bënte shumë për shanset e Jorginhos për të vënë duart e tij në një top të artë.

Marco Verratti – Verratti ka qenë i jashtëzakonshëm këtë verë, pavarësisht nga fakti se ai ende po rikuperohet pasi një dëmtim në gju e përfundoi sezonin e tij herët.

Nicolo Barella – Barella ka luftuar konkurrencën ndaj Manuel Locatellit për vendin e tretë në mesfushën e Italisë, dhe pritet që tendenca të vazhdojë kështu.

Në sulm:

Federico Chiesa – Njeriu për rastin e madh, Chiesa e ka kaluar Domenico Berardin me dy gola në tre ndeshjet e tij të fundit, shkruan 90Min, transmeton Klankosova.tv.

Ciro Immobile – Performanca e tij në këtë turne është për t’u harruar, por një performancë e mirë sonte mund të ndryshojë gjithçka.

Lorenzo Insigne – Shkëlqyeshëm gjatë gjithë verës, Insigne do të kërkojë të shfrytëzojë çdo hapësirë ​​prapa Kyle Walker në mbrojtjen e Anglisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabuli ka kërkuar nga vendet e Evropës që të ndalojnë…