Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë
Përzgjedhësi Primoz Gliha ka ndarë tashmë mendjen për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në përballjen e sotme (e martë) në udhëtim ndaj Rumanisë.
Kosova është mysafire e Rumanisë në takimin e vlefshëm kualifikues për “Euro 2024”, në kuadër të Grupit I.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Arena Nationale” në Bukuresht dhe tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet.
Barazim 2-2 ndaj Zvicrës si duket ka bërë përzgjedhësin Gliha të ketë një pasqyrë më të qartë të ekipit dhe të mendoj disa ndryshime për sfidën ndaj rumunëve.
Telegrafi mëson se përzgjedhësi slloven do të bëjë dy ndryshime në formacion, por që do të vazhdoj t’i mbetet besnik skemës së tij 4-4-2.
Në portë do të jetë i përhershmi Arijanet Muric, ndërsa mbrojtja pritet të formohet me Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada nga krahët, si dhe Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti në qendër.
Në mesfushë do të jenë Florian Loshaj dhe Betim Fazliji në qendër, me këtë të fundit që është përsëri më i favorizuar se Florent Muslija, ndërsa nga krahët, me tipare më sulmuese pritet të jenë Ermal Krasniqi dhe Edon Zhegrova.
Në sulm, Milot Rashica do të jetë si sulmuesi i dytë dhe ndihmues i Vedat Muriqit, i cili do të jetë plotësisht i deklaruar në vijën e parë.
Formacioni i mundshëm ndaj Rumanisë