Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovenisë

11 tetor 2020 | 14:34

Kosova luan sonte takimin e tretë në Ligën C, kundër Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” me fillim nga ora 20:45, do të kërkojnë tre pikë kundër një kombëtare me të cilën përballen për herë të parë.

Selektori Bernard Challandes pritet të bëjë disa ndryshime për këtë takim, megjithatë ende nuk dihet se në cilat pozita do të jenë.

Florian Loshaj pritet të startojë nga minuta e parë në vend të Herolind Shalës, ndërsa Benjamin Kololli edhe një herë pritet të luajë në qendër të sulmit, ashtu si ndaj Moldavisë.

Edon Zhegrova mund ta nisë nga fillimi sfidën, derisa Bersant Celina dhe Arbër Zeneli mbeten të paprekshëm.

Formacioni (4-2-3-1): Muric, Vojvoda, Dresevic, Aliti, Hadërgjonaj, Loshaj, Berisha, Zhegrova, Celina, Zeneli dhe Kololli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë…