Formacioni i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Andorrës  

24 mars 2025 | 12:14

Pasi e nisëm me një humbje ndaj Anglisë, Shqipëria sonte në mbrëmje zbret sërish në fushë, por këtë herë me një kundërshtar më të lehtë se vetja në letër.

Lajmi i mirë është se trajneri Sylvinho ka në dispozicion grupin e plotë, përfshi këtu edhe dy mungesat “big” ndaj Anglisë, Ismajli dhe Kumbulla, të dy qendërmbrojtësit u stërvitën rregullisht me pjesën tjetër të ekipit.

I gatshëm për Andorrën është edhe Thomas Strakosha, me gardianin kuqezi që ka kaluar atë goditje që mori ndaj Anglisë. Porta dhe mbrojtja nuk pritet të ndryshojnë, ndërsa në mesfushë vetëm Asllani e ka vendin të sigurt.

Medon Berisha mund të marrë vendin e Ramadanit, ndërsa Nedim Bajrami mund të kalojë në rolin e fantazistit, duke marrë vendin e Laçit. Titullar në këtë takim pritet Rey Manaj në vend të Uzunit, ndërsa ka dyshime në të dy krahët e sulmit, me Hoxhën dhe Brojën që kanë fituar kuota për ta nisur nga minuta e parë.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji, Medon Berisha, Asllani, Bajrami, Hoxha, Asani, Manaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se me hyrjen…