Formacioni i vitit 2023 nga IFFHS, dominon City

09 janar 2024 | 14:23

IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, ka shpallur formacionin standard për vitin 2023, të përbërë nga lojtarët që kanë pasur performancën më të mirë. Manchester City dominon me pesë lojtarë, ndërsa mungesa befasuese e Cristiano Ronaldos, golashënuesit më të mirë të vitit kalendarik, i ka habitur të gjithë, edhe vetë atë.

Në portë është Ederson, i cili fitoi tripletën me Manchester City e Guardiolës, para tij si “pivot” mbrojtës Ruben Dias. Së bashku me portugezin u përzgjodhën edhe Kim Min-jae (Napoli/Bayern, përfaqësuesi i vetëm i Serie A) dhe Alphonso Davies i Bayern Munich.

Në mesfushë bie në sy emri i Jude Bellingham, autor i një fillimi të bukur të sezonit me Real Madridin.

Fenomeni anglez është në shoqërinë e Rodrit, shënues i golit vendimtar në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit dhe një tjetër lojtar i City, Kevin de Bruyne, i cili shfaqet në skuadrën ideale pavarësisht se ka mbi katër muaj që nuk luan.

Më në fund, mesfushorëve iu bashkua edhe Lionel Messi, disi me forcë, si nderim për fitimin e “Topit të Artë” për herë të tetë. Në sulm është një treshe ëndrrash, e përbërë nga tre lojtarët aktualisht më të fortë në botë: Harry Kane, forca lëvizëse e Anglisë dhe sulmuesi i ri i Bayernit, Erling Haaland, makineri e pamëshirshme e golashënuesve dhe Kylian Mbappe, objekti dëshire i merkatos në mbarë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së…