Formacioni më i mirë i kualifikimeve për ‘Euro 2020’

29 nëntor 2019 | 14:50

UEFA e ka zbuluar formacionin më të mirë nga ndeshjet e fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Portier më i mirë ishte Andriy Pyatov i Ukrainës, i cili e mbajti portën e paprekur në pesë ndeshje.

Mbrojtja përbehet nga Sergio Ramos (Spanja), i cili i shënoi katër gola dhe ndihmojë Spanjën të mos pranoi gol në pesë ndeshje. Përkrah Ramosit është edhe lojtari i Juventusit, Merih Demiral që ndihmojë Turqinë të mos pranojë gol në shtatë ndeshje. Mbrojtësi i tretë është Gylfi Sigurdsson i Islandës që kontribuoi me dy gola dhe pesë ndeshje pa pësuar gol.

Mesfushori i Qipros, Ioannis Kousoulos ka shkëlqyer me katër gola dhe 50 topa të rikuperuar. Mesfushori i Holandës, Georginio Wijnaldum shënoi tetë gola dhe dhuroi dy asistime. Ndërsa mesfushori tjetër është anëtari i Manchester Cityt,  Bernardo Silva që për Portugalinë realizoi tri gola dhe asistojë në gjashtë të tjerë. Mesfusha kompletohet me izraelitin Eran Zahavi. Ky i fundit shënoi plotë 11 gola dhe dhuroi një asistim.

Sulmi përbehet nga Raheem Sterling dhe Harry Kane të Anglisë dhe Memphis Depay i Holandës. Anglezët Sterling dhe Kane shënuan tetë gola, përkatësisht 12 gola. Ndërsa Depay realizoi gjashtë gola.

 

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Thumanë të premten janë bërë nderimet e fundit për…