Formacioni më i mirë i sezonit në Bundesligë

30 qershor 2020 | 11:41

“Bundesliga.de” shpalli formacionin më të mirë të sezonit. Ajo që bie në sy ishte pa dyshim numri i madh i lojtarëve të Bayern Munchen.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi skuadra e Flick e meritoi plotësisht titullin e 30-të. Në portë u zgjodh Sommer i Gladbahut si portieri më i mirë, ndërkohë Kimmich, Hakimi dhe Gunter në mbrojtje. Në mesin e fushës, Sancho, Gnabry, Sabicer dhe Kostiç morën shumicën e votave.

Në sulm nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Lewandowski, Werner dhe Mulerr formojnë treshen e sulmit. Polaku u shpall për herë të 5- të si golashënuesi më i mirë në Bundesligë. Ndërkohë që Werner, i cili në sezonin e ardhshëm do të luajë me Chelsean në Premier Ligë, u rendit i dyti me 28 gola.

Muller ishte mbreti i asistimeve, 21 herë lojtari i Bayernit shërbeu për shokët e skuadrës duke i dhënë një ndihmë të madhe në fitimin e titullit të 30-të.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e kaluar e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti kishte…