Formacioni me yjet që mungojnë në Kupën e Botës
Lista e skuadrave thuajse është kompletuar kur mbeten edhe tetë muaj nga zhvillimi i Kupës së Botës në Katar. Një nga emrat e mëdhenj që do t’i mungojë këtij kompeticioni është edhe Mohamed Salah.
Egjipti i tij nuk ia doli që të siguronte një biletë për në fazën finale, pasi dështuan me penallti ndaj Senegalit. Gjithsesi lista e mungesave është e gjatë, duke filluar nga porta, atje ku nuk do të kemi mundësinë t’i shohim magjitë e Oblak.
Në mbrojtje nuk do të jetë legjendari Chiellini, apo Sipinazzola që shkëlqeu në Evropian. Në mesfushë spikat mungesa e Jorginhos, ndërkohë që para tij në formacionin e mungesave spikasin Odegaard dhe Mahrez. Në sulm nuk ka asnjë dyshim pasi, përveç Salah, një mungesë shumë e rëndësishme është dhe ajo e Erling Haaland.
Me Norvegjinë e tij ai nuk do të ketë mundësinë që t’i shfaqë vlerat në një kompeticion kaq prestigjioz.
Formacioni (3-5-2): Oblak, Lindelof, Chiellini, Spinazzola, Jorginho, Bissouma, Mahrez, Odegaard, Diaz, Salah, Haaland.