Formacioni më i shtrenjtë në histori të futbollit
Portieri brazilian Becker Alisson, pas transferimit nga Roma në Liverpool është shndërruar në portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit. Ai i ka kushtuar skuadrës angleze plot 73 milionë euro.
Në formacionin më të shtrenjtë në histori të futbollit bën pjesë edhe një tjetër lojtar i Liverpoolit, Virgil van Dijk, i cili u transferua për 78.5 milionë euro nga Southamptoni. Tre mbrojtësit e tjerë në këtë formacion janë nga skuadra kampione e Anglisë, Manchester City. Benjamin Mendy i kushtoi Cityt 57.9 milionë euro për një transferim nga Monaco, kurse Aymeric Laporte nga Bilbao u transferua për 65.5 milionë euro.
Pak më i lirë ishte Kyle Walker i Tottenham Hotspurit. Ky i fundit kushtoi 53.1 milionë euro. Në mesfushë është Paul Pogba i transferuar nga Juventusi në Manchester United për 105.2 milionë euro, kurse Philippe Coutinho nga Liverpooli i transferuar në janar te Barcelona kushtoi 125.9 milionë euro. Në mesfushë bën pjesë edhe lojtari i Bayern Munchenit, James Rodriguez, i cili i kushtoi Real Madridit 75.5 milionë euro për një transferim nga Monaco.
Në fazën e sulmit janë Neymari me 223.7 milionë euro dhe Kylian Mbappe me 135 milionë euro, si dhe transferimi i shekullit në Itali, Cristiano Ronaldo. Juventusi pagoi 117.5 milionë euro për portugezin.
/Epoka e re/