Formacioni zyrtar i Kosovës
12 tetor 2021
| 19:50
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll zhvillon ndeshjen e fundit zyrtare në Prishtinë për kualifikime në Botëror.
Shanset e Kosovës për një kualifikim tutje në këtë Botëror tashmë janë shuar pas humbjes se tyre në Suedi para dy netësh.
Tani Kosova, synon fitore që të renditet sa më mirë në renditjen përfundimtare në tabelë.
Challandes sonte në portë do të starton me Aro Muriq, kurse katërshja mbrojtëse përbëhet nga: Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Betim Fazliji dhe Fidan Aliti. Në mesfushë janë: Besar Halimi, Ibrahim Dreseviq dhe Besart Celina. Sulmi sot përbëhet nga Elbasan Rashani, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.