Formacioni zyrtar i Shqipërisë

12 tetor 2021 | 19:33

Trajneri Edy Reja ka shuar enigmën e formacionit zyrtar. Trajneri italian ka zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë dhe i detyruar nga mungesat e shumta ka bërë edhe ndryshime në 11-shën titulluare duke surprizuar jo pak.

Duke nisur nga mbrojtja ku Veseli zëvendëson Gjimshitin edhe në mesfushë ka ndryshime thelbësore ku Ramadani dhe Odise Roshi janë zgjedhur si titullarë, një surprizë e madhe kjo pasi në stol ka përfunduar Nedim Bajrami.

Edhe sulmi nuk është ai që pritej me Brojën por trajneri ka zgjedhur dyshen Uzuni-Manaj me Brojën gati për t’i zëvendësuar.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Veseli, Kumbulla, Ismajli, Trashi, Bare, Ramadani, Roshi, Hysaj, Uzuni dhe Manaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Drenasit,…