Formalizohet komiteti i përbashkët BE-Kosovë për kërkim dhe inovacion
Pas aderimit të suksesshëm të Republikës së Kosovës në programin kyç shkencor të Bashkimit Europian – Horizon Europe, Ministria e Arsimit formalizoi edhe Komitetin e Përbashkët BE-Kosovë për kërkim dhe inovacion.
Ky komitet do të përcjellë zbatimin e programit ‘Horizon Europe’ në Kosovë, teksa do të ofrojë mundësi që të diskutohen nga afër zhvillimet e fundit në mënyrë që të shfrytëzohen sa më shumë përfitimet që sjellë ky program europian.
Kosova ishte nikoqire e takimit të parë, i cili u bashkë-kryesua nga zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna dhe Ruta Zarnauskaite, Shefe e njësisë në drejtorinë e përgjithshme të kërkimit dhe inovacionit (DG R&I).
Deri tani, pesë projekte nga Kosova kanë qenë përfituese të programit Horizon Europe në shumë totale prej 572,357 euro.