Formimi i qeverisë së re, Haliti: Tani ‘topin’ e ka Albini

14 mars 2025 | 13:18

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur rreth formimit të institucioneve të reja.

Ai ka vlerësuar se “topi” për formimin e qeverisë së re është tek kryeministri Abin Kurti.

Haliti ka bërë me dije se gjithçka do të varet nga numrat.

“Shpresoj që kryetarët e partive politike dhe grupet parlamentare gjatë regjistraturës në ardhje do e miratojnë ‘Ligjin për partitë politike’. Qeveri afatshkurtër ose afatgjatë mund të mbështes ose jo kushdo, por kjo varet nga koalicioni që arrin me bë Qeverinë. Tani topin e ka Albini, mundet me bë qeverinë apo jo varet nga numrat në Parlament” ka thënë Haliti për gazetën “Blic”.

Duke komentuar qëndrimet e politikanëve opozitarë, ai ka thënë se qëndrimet e partive i japin vetëm kryetarët e partive.

“Secili politikan e qytetarë i Kosovës e ka të garantuar me Kushtetutë e ligj lirinë e shprehjes. Kryetarët e partive kur flasin nuk shprehin mendimin personal por qëndrimin e partisë, pasi këtë qëndrim ta kenë marrë brenda strukturave të partisë përkatëse”, është shprehur Haliti, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka arritur të siguroi një ulëse në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Romës, Mats Hummels ka kërkuar falje për një…