Formohet Instituti për adresimin e krimeve të kryera nga Serbia, Atdhe Hetemi emërohet drejtor
08 nëntor 2023
| 09:55
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka bërë të ditur se po jetësohet instituti që do të adresojë krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në vitet 1998-1999.
Kurti ka shtuar se qeveria është e përkushtuar për të vërtetën, të drejtën për të ditur dhe drejtësinë si parakushte për paqen e qëndrueshme.
“Vazhdon angazhimi ynë për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës. Sot u bë edhe një hap në këtë drejtim për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive që do të na shërbej neve dhe brezave pas nesh. Po jetësojmë institutin që do të adresojë krimet e Serbisë në luftën 1998-1999”, ka thënë Kurti.
Kryeministri ka treguar se ka emëruar edhe Atdhe Hetemin si drejtor ekzekutiv i këtij instituti.