Formohet këshilli iniciues i partisë së re, Forca e Diasporës
Pasi një pune disavjeçare, në qytetin e lashtë të Vushtrrisë është formuar këshilli inicues i Lëvizjes/Iniciativës politike demokratike, që quhet Forca e Diasporës (FeD).
“Qëllimi është që forcat progresive profesionale, intelektuale, biznesore, studentore e rinore nga diaspora bashkë me ato në vendlindje, t’i bashkojnë përpjekjet e tyre të sinqerta e profesionale për forcimin demokratik, ekonomik, social e kulturor të Republikës së Kosovës. Kuptohet se formimi i FeD-it paraprakisht kishe marrë bekimin edhe nga miqtë tanë ndërkombëtare nga ana tjetër e Atlantikut dhe nga miqtë tanë Evropianë. E shohim si domosdoshmëri kohe formimin e kësaj force politike demokratike, pasi që edhe tash 20 vite pas mbarimit të luftës, e 11 vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova vazhdon të mbetet njëri ndër vendet më të izoluara, ku mbi 222 000 qytetarë e kanë lëshuar vendin në dhjetëvjetorin e fundit. Ikja e trurit duhet të parandalohet e vendi të forcohet. Këshilli inicues përbëhet nga 29 persona nga profesione, gjini e mosha të ndryshme që jetojnë brenda e jashtë Kosovës dhe udhëhiqet nga Mehmet Manovi”, është thënë në njoftimin për media të FeD-it.